Olsi Rama drekë me kinezët, a janë këto takime për “Plazën”?

Tuesday, 08 May 2018 16:35

Dy ditë më parë u raportua se Hotel “The Plaza Tirana” është shitur dhe nuk do të jetë më nën menaxhimin e 4 aksionerëve shqiptarë, me në krye biznesmenin e fuqishëm Behar Malen.

Sipas Politiko.al, hoteli luksoz me 5 yje është shitur për një shumë marramendëse prej 110 milionë eurosh. Po sipas të njëjtave burime, Hotel “The Plazza Tirana” është blerë nga një kompania kineze.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparencës në Partinë Demokratike pohoi se pas kompanive “Urban Garden”, “Urban Investment Group”, “KCK Conversation System Albania” dhe “OCK Albania” që dyshohet se janë blerësit e ndërtesës shumëkatëshe, qëndron vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Mirëpo, në një reagim në media, biznesmeni Male mohoi të jetë kontaktuar nga një kompani kineze.

Pavarësisht mohimeve të biznesmenëve, për një marrëveshje me një kompani kineze, ditën e sotme Olsi Rama është parë duke drekuar në një lokal në Bllok, nën shoqërinë e disa kinezëve.

Login to post comments