Miliarda lek të grabitura nga xhepat e qytetarëve.
Sa janë çmimet e pemëve të mbjella nga kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në fushatën gati dy vjeçare të gjelbërimit të kryeqytetit?
Në faqen e internetit të Bashkisë së Tiranës të dedikuar për mbjelljen e pemëve jepen edhe disa çmime.
Gështenja e egër është 84 mijë lekë, manjola 120 mijë lekë, dafina 144 mijë lekë, bliri 110 mijë lekë, ligustra 80 mijë lekë, kumbulla e kuqe 144 mijë lekë etj.
Po sa kushtojnë realisht këto bimë?
Sipas asaj që dëgjohet në një regjistrim me një tregtar bimësh, çmimet e po këtyre bimëve janë disa herë më të lira.
Tregtari dëgjohet të thotë se fidani i kumbullës së kuqe është vetëm 15 mijë lekë, fidani i rrapit 20-25 mijë lekë. Kavaku ose plepi i drejtë, vetëm 25 mijë lekë.
“Dafina shitet 70 mijë lekë fidani në treg kurse Bashkia e ka blerë 144 mijë lekë. Pra me dyfishi i çmimit” – tha gazetari Artur Çani në emision.
Çani u shpreh se nëse numri i pemëve të mbjella do të shumëzohet me diferencën e çmimeve të Bashkisë me atë në tregun reali, atëherë do të dilte një shifër marramendëse parash të abuzuara.
Një abuzim që do të kapte miliarda lekë, siç u shpreh ai. /faxweb/