×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lista e re e barnave, LSI jep alarmin: U përjashtuan mijëra shqiptarë të sëmurë

Tuesday, 08 May 2018 17:09

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së, kryetari i grupit Petrit Vasili me anë të një konference për shtyp kundërshtoi listën e re të barnave, e cila sipas tij, jo vetëm që u miratua fshehtas, por përjashton nga kjo listë mijëra shqiptarë të sëmurë.

“Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe konkrete sot jemi në një situatë shumë të vështirë pasi në mënyrë fantomatike, natën në mënyrë të fshehtë është miratuar një listë e re barnash e cila u është njoftuar edhe shërbimit farmaceutik, siç e dini në mes të natës, denoncuar nga vetë ky shërbim dhe jo nga opozita.

Njëherazi qindra të sëmurë janë përjashtuar nga lista e barnave dhe një pjese të tyre iu është lejuar vetëm trajtimi i fëmijëve, për barna të caktuara që kanë të bëjnë me artritin, reumatizmin, sëmundje kronike të cilat shkaktojnë invaliditet me kalimin e kohës dhe kjo gjë është bërë vetëm e vetëm sepse paratë që shpërdorohen me konçensione në shëndetësi, nuk kanë mundësi më të mbështesin listën e barnave”,- tha Vasili.

Pyetjes se nëse LSI ka një emër të kandidatit për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës , Vasili iu përgjigj:

LSI ka një alternativë të shkëlqyer që ka të bëjë me programin e tij për të shëndoshur shëndetësinë shqiptare dhe për të mos munguar barnat më të cilët thashë invalidizojnë të sëmurët.

Dhe do kërkoja ta keni vëmendjen tuaj pasi këta të papërgjegjshëm që ndërrojnë vendet ku kanë vetëm një objektiv të grabisin qytetarët, nuk kanë as interes për LSI. Interesi ynë madhor është që të sëmurët mos të mbeten pa barna sikurse po ju referoj ku ndër këta të sëmurë ka dhe kolegë tuaj të medias shqiptare dhe besoj që sot nuk do kisha një pyetje të tillë nga ana juaj megjithatë respekte dhe për pyetjen tuaj.

Sot pra është një moment ku qindra njerëz mbeten pa barna dhe qindra të tjerë talasemikë duhet të marrin barna të një cilësie më të ulët që shkatërrojnë jetën e tyre vetëm e vetëm se duhet të rrëmbejë ca para ai që është i akaparuari i rradhës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...