Haxhinasto: Negociatat në rrezik, duhet një Pakt Kombëtar

E mërkurë, 09 May 2018 17:59

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, ka shprehur shqetësimin në lidhje me faktin që Shqipëria nuk po ecën në mënyrën e duhur drejt Bashkimit Evropian.

Ai ishte i ftuar në studion e Fax news, ka folur për ecurinë e procesit të integrimit dhe çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Kjo në kuadër të ditës së Evropës, 9 maj.

 “Mendoj se edhe në këtë kohë të mbetur mund të bëhet një përpjekje serioze nga të gjitha palët për të afirmuar vullnetin për integrimin Evropian. E di që po merret nga një rezolutë nga të dyja palët e politikës për t’u kaluar në parlament.

Procesi i integrimit nuk është çështje mentaliteti, si e shohim ne politikën. Duhet të prevalojë axhenda evropiane në krahasim me axhendën e ditës. Ajo që ndodh në Shqipëri është që axhenda e ditës e mbyt axhendën evropiane. Cilësia e politikës dhe reformave në Shqipëri mund të ishte shumë më e lartë, shumë më dinamike nëse politika e integrimit do të prevalonte mbi politikën e ditës.

Duhet të një pakt kombëtar për integrimin. Këtë gjë e kanë bërë shumë vende si psh., Kroacia dhe vende të tjera. Shqipëria është një vend me vokacion shpirtëror dhe historik të qartë Evropian, por ajo që ka prishur gjithmonë punë është politika. Nuk besoj se përfaqësuesit evropianë janë aq naivë saqë nga sharjet apo përbaltjet të marrin vendime. Mendoj se ka shumë vend për të bërë në kuptimin e një konsensusi të gjerë. Afrimi me BE do të forcojë ndikimin që BE ka në të gjitha këto gjëra që thamë.” – tha Haxhinasto.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...