Lëvizjet e prokurorit që prishi rehatinë e treshes Rama-Marku-Tahiri

E mërkurë, 09 May 2018 17:54

Vendimi për largimin e Hadarmataj nga pozicioni i Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Renda nuk ishtë i papritur. Arta Marku, Edi Rama dhe Sajmir Tahiri u shqetësuan shumë ditët e fundit. Strategjia e Ramës me dorëheqjen e ish-ministrit po cënohej ditët e fundit nga lëvizjet e prokurorit Besim Hajdarmataj. Dosjes “Habilaj- Tahiri” po i shtoheshin edhe dëshmitë e njerëzve më të afërt të Tahirit dhe bashkëpuntorëve të Habilajve.

Fillimisht grupi i prokurorëve me 31 prill mori dëshmitë e disa banorëve të fshatit Gjorm të Vlorës, mes të cilëve edhe të një të afërmi të Nezar Seitit, personit të konsideruar si financieri i grupit të Habilajve.

Po ashtu, në fillim të majit në prokurori  u mor në pyetje dhe ish-truproja e Saimir Tahirit Elvis Rexha. Ai ka dhënë sqarime nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje. Gjithashtu është pyetur në lidhje me disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione me anë të letër-porosive dhe ku sipas Prokurorisë Habilajt kanë lëvizur me makinën e Saimir Tahirit, Audin me targa AA 003 GB.

Prokuroria e krimeve të Rënda mori në pyetje të hënën dhe Orest Sotën. 25-vjeçari u ndalua nga policia në nëntor të vitit të kaluar pasi në makinën me të cilën ai po udhëtonte u gjetën 863 mijë euro si dhe dy patenta lundrimi në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërsa ditën e djeshme u mor në pyetje shoferi i Saimir Tahirit Gentian Caka . Ai është pyetur për dy patentat për mjete lundrimi  të Tahirit dhe bashkëshortes së tij, të gjetura në makinën e biznesmentit nga Elbasani, Orest Sota, bashkë me një shumë prej 863 mijë eurosh cash.

Këto janë edhe lëvizjet e Besim Hajdarmatajt që po prishnin rehatinë e treshes Rama-Marku-Tahiri.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 18:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...