Shkarkimi i Hajdarmatajt/ Kryemadhi: Rama, peng i çështjes “Tahiri”, i frikësuari i madh i drejtësisë

E mërkurë, 09 May 2018 16:55

I ashpër ka qenë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për sa i përket çështjes së shkarkimit të drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hahdarmataj,  i cili ishte duke hetuar Saimir Tahirin. Kryemadhi thotë se largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë

Statusi plotë

Shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme!

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që nisi të hetojë për çështjen Tahiri, kërkoi dhe argumentoi ndalimin e tij me akuza të qarta dhe të bazuara, por që u hodhën poshtë nga deputetët e PS.

Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.

Emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut!

Por kjo nuk e ka penguar atë dhe shefat e saj në qeveri të ndërmarrin këtë veprim të paligjshëm në kohën kur të gjithë prisnin që çështja Tahiri të shkonte deri në fund.

Edi Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë bërtet lart e poshtë për Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndërkohë largon nga detyra Kryeprokurorin e Krimeve të Rënda pa pritur që ai të vetohet.

Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit. Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një.

LSI paralajmëron qartas prokuroren e përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit.

Çdo akt i tille i paligjshëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 16:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...