Ka përfunduar mbledhja e opozitës në selinë e Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve kuksianë. Basha i konsideroi 11 të arrestuarit si pengje të Edi Ramës.
Basha: Ata nuk janë fajtorë, ata janë pengje të Edi Ramës.
Ai duhet ta harrojë një herë e përgjithmonë Taksën e Rrugës së Kombit.
Opozita do të vazhdojë të qëndrojë në krah të protestës legjitime të qytetarëve kuksianë. Mos dëgjoni mediat e Ramës, s'ka tërheqje.
Edi Rama është autokrati që kontrolloj jo thjesht qeverinë, por ka privatizuar policinë.
Prokuroria është zbuluar para shqiptarëve si një prokurori politike. Është vendosur një kryeprokurore kukull pa vetting. Peshqit e mëdhenj nuk do të kapen. Vangjush Dako e deri tek Damian Gjiknuri që i ka dosjet më të larta se unë, nuk do të kapen.
Janë ngritur njerëzit që kanë parë se do t'u pesfishohet taksa e pronës. Qytetarët kanë reaguar sot dhe i garantoj qytetarët se do të jem në krahun tuaj. Edhe në javën e ardhshme duke nisur nga dita e martë në bashkërendim me sipëmarrjen e vogël, me fermerët dhe natyrisht me kuksianët do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha aktet e mobindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihen në mbarë Shqipërinë.