Dëshmia e qytetarit: Frrokaj dilte çdo natë nga burgu i veshur si polic

E Enjte, 10 May 2018 16:38

Një qytetare ka denoncuar në “RD” faktin se vrasësi Frroku nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim të plotë. Qytetarja me inicialet Z.K thotë se Frrokaj dilte i shoqëruar nga qelia e burgut. “Ai dilte nga burgu për çdo natë i veshur si polic dhe shkonte në shtëpi. Prej katër muajsh deklaronte se do të lirohej”, thotë qytetarja ën denocimin për “RD”. Ngjarja është mjaft e rëndë dhe tregon për rënien e shtetit dhe vendosjen e të gjitha strukturave të pushtetit në shërbim të kriminelëve. Njeriu që qëndron pas këtyre akteve skandaloze dhe të paimagjinueshme është direkt kreu i qeverisë, Rama. I gjithë shteti është vendosur në shërbim të bandave. Nuk duhet harruar se me të njëjtën skemë u lirua nga burgu pak kohë më parë edhe Lulzim Berisha për të cilin lëshoi një certifikatë punësimi kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Gjykata e Fierit dha dje vendimin për lirimin me kusht të ish deputetit Mark Frroku. Fillimisht drejtësia e kapur nga Rama e lehtësoi Frrokun nga vrasja në Belgjikë. Gjykata e shpalli të pafajshëm Frrokun nga kjo akuzë e rëndë për të cilën ai u arrestua dhe për të cilën u dënua me 10 vite burg në Belgjikë.

Ish-deputeti Marku Frroku i dënuar për ‘ Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’. Mark Frroku u dënua nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 5 muaj burg. Apeli i uli dënimin në 6 vite.

Në 4 vite të qeverisë Rama, Mark Frroku u kthye në deputetin simbol të nismës së dekriminalizimit të Partisë Demokratike dhe të akuzave për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me personat me të shkuar kriminale.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 16:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...