Letër dashurie e Ramës për Erdoganin

E Enjte, 10 May 2018 20:08

As sonte nuk mungoi dalja e Edi Ramës në ekranet televizive teksa në një takim me biznesin ku vakia ishte për tjetër gjë, kryeministri shqiptar ne syte e tij shfaqte dashurinë për kryeministrin Turk Erdogan.

Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Turke, Rama nuk bëri as më pak dhe as më shumë veçse lexoi një “letër” të gjatë dashurie për Erdogan dhe madje nuk nguroi as të tallej me të ftuarit përmes batutave të tij që i përdor rëndom në takimet elektorale më militantët e bazës së partisë së tij.
Shqiptarët dhe jo vetëm, tashmë e dinë lidhjen e ngushtë që Rama dhe Erdogani kanë bashkë, por letra e sotme e dashurisë në fakt ka kushtuar kohë televizive, ka ndotur ekranet dhe ndërkohë transmetimi Live ka bërë që të harxhohen dhe paratë e shqiptarëve vetëm e vetëm që kjo dashuri të rikonfirmohej sërish.
Në takimin e sotëm Rama nuk foli aspak me fakte konkrete për marrëdhëniet shqiptaro-turke për të treguar rëndësinë e këtij bashkëpunimi mbi atë çfarë ofron tregtia dhe ekonomia e dy vendeve, por si gjithnjë kur nuk ka çfarë thotë asgjë merret me batuta ku përshëndeti turqish “Jakshamllar” dhe shfaqi debulesën e tij për homologun turk si dhe u rrek të ndalet në ato pak investime që sjellin përfitim personal për dy kryeministrat.
E ndërsa perëndimi i ka kërkuar udhëheqësve te Ballkanit të kenë kujdes në marrëdhëniet me Erdoganin, Rama nuk rresht së shfaquri këtë dashuri dhe e ka treguar këtë që prej ardhjes në pushtet në takimet e ngushta me kryeministrin turk, në takime zyrtare dhe personale ku shpesh nuk ka pasur as agjenda zyrtare por kanë mbizotëruar ato personale. Kryeministri shqiptar vazhdon të forcojë dita-ditës dashurinë me atë turk, pavarësisht se David Filips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Kolumbia të SHBA, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit perëndimor duhet të kenë kujdes nga angazhimet e Turqisë dhe vendeve të Gjirit (Persik), sepse ato, sipas tij, ndikojnë në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm.

Edi Rama siç duket nuk njeh as paralajmërime pasi siç duket tashmë ai do të vazhdojë dashurinë me Edrogan, do ti bëjnë qokat njëri-tjetrit siç vazhdojnë të jenë dhe nuk do të mungojnë as në ahengjet familjare si ditëlindje, dasëm dhe synetllëk!

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 20:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...