Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka qënë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin '360 gradë' ku ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Ramës për taksën e Rrugës së Kombit.Shehu është shprehur se për kuksianët taksa duhet të jetë falas, ose në të kundërt do të heqin traun e kalimit.
“Kuksianët duan zero tarifë. Nuk keni për të pasur shanse për të vendosur tra. Ose do e bësh zero për Kukësin ose nuk ka për të pasur tra. Sepse vetë e keni pranuar se e keni gabim. Kukësi u vetësakrifikua. Humbi 5700 hektarë. U prish Kukësi i vjetër. Sakrifikoi për gjithë Shqipërinë”, ka thënë Shehu.