Kryeministri Rama ka qënë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion'.
Ndonëse në dukje një intervistë e qetë, Rama shpesh është shfaqur i tensionuar.
Teksa ka sqaruar pse ka përmendur termin 'tërheqje' për vendimin në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit, Rama është shprehur se kjo stuatë është përgjegjësi e tij.
Ndonëse ka thënë se kjo kontratë është një produkt i besueshëm, Rama theksoi se shqetësimi qytetar është i drejtë.
Nuk dihet ende nëse ky vendim i tij vjen për të zbutur acarimin e kuksianëve dhe frikës ndaj mosbindjes civile, apo ai do t'a rishikojë vërtet taksën e Rrugës së Kombit.