Pavarësisht se Rama u shpreh i penduar mesditën e sotme dhe premtoi për rishikim të taksës së rrugës së Kombit, në emisionin 'Opinion' ku ishte ftuar mbrëmjen e sotme ai u shfaq i vendosur për të mos e hequr taksën.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse kuksianët do paguajnë, ai u shpreh se ato nuk do të paguajnë vetëm nëse do përdorin transportin publik.
“Do paguajnë edhe kuksianët, fjala fare nuk ekziston. Do paguajnë të gjithë ata që kanë autovetura. Kush nuk ka, të marri autobuzin dhe nuk do paguajë asgjë”. Por a nënkupton kjo që qytetarët që do përdorin transportin publik nuk do paguajnë, apo ndryshimi në cmimin e biletës për Ramën është i papërfillshëm.
Ndërkohë, edhe pse kryeministri është përpjekur të justifikohet se këto gabime janë bërë për shkak se kjo është një eksperiencë e re për Shqipërinë, moderatori i 'Opinion' e ka kundërshtuar duke bërë të ditur se përfaqësuesit e biznesit kanë që prej vitit 2016 që i këkojnë bisedime për këtë cështje.