×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Meta me studentë dhe profesorë amerikanë: Të forcojmë aleancën strategjike me SHBA

Saturday, 12 May 2018 12:36

Presidenti  Ilir Meta ka takuar ditën e sotme një grup studentësh dhe profesorë amerikanë të “Thornton Donovan School” të New York, që gjatë vitit akademik 2017/18, e ka vendosur Shqipërinë, shtet të studimit në kurikulën e saj shkollore.

Gjatë një bashkëbisedimi të hapur e të ngrohtë me studentët amerikanë, Presidenti Meta iu përgjigj interesimit të tyre për Shqipërinë.

Meta i prezantoi në veçanti me të kaluarën e vendit tonë, nga një vend komunist i izoluar, në një demokraci të re, shtet anëtar i NATO-s dhe në rrugën për anëtarësim në BE.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerin dhe aleatin strategjik të vendit tonë dhe kombit shqiptar.

“Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj strategjik me SHBA-të.

Shqipëria dhe kombi shqiptar do t’i jenë përherë mirënjohës SHBA-ve. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ndjej kënaqësi tek shoh kaq shumë energji pozitive mes jush, rinisë amerikane, për ta njohur vendin tonë.

Uroj që përshtypjet pozitive që keni krijuar nga kjo vizitë, kaq mbresëlënëse për ju, të shërbejnë si pikë referemi edhe për bashkëmoshatarët tuaj në SHBA, për ta vizituar vendin tonë dhe për të forcuar akoma më shumë marrëdhëniet mes dy popujve”, theksoi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...