×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shoqet e kryeprokurores dhe njerëzit e kryeministrit

Saturday, 12 May 2018 13:15

Lëvizjet e fundit të Arta Markut, të ashtuquajturës kryeprokurore e përkohshme, nuk janë as rastësi por, thjesht pasojë e atij betimi që ajo bëri për të shkëmbyer integritetin profesional me shërbesë qorre. Shërbesa ndaj establishmentit të rrezikshëm e zgjodhi jo vetëm që nuk njeh tashmë kufij të logjikës institucionale e profesionale, por i kapërcen tashmë ata duke e futur postin e saj, detyrën e saj dhe vetë institucionin e akuzës drejt një lloj drejtimi tërësisht provincial.

Vetë emërimet e saj të fundit menjëherë pas largimit të zotit Hajdarmataj nga drejtimi i prokurorisë se Krimeve të rënda , tregojnë stilin e saj provincial në drejtim, shijet e saj të cilat nuk kanë fare as profesionalizëm e aq më pak për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por kemi parasysh katin se shoqja e saj Donika Prela e cila sot drejton krimet e rënda , ka qenë e emëruar në dhjetor të 2017 po nga shoqja Arta Marku në drejtimin e prokurorisë së Durrësit.

Po shtojmë për shoqen e ngushtë të kryeprokurores dhe fajin se zonja në fjalë që drejton sot krimet e rënda ishte dhe prokurorja që u emërua për të “hetuar” ekstradimin e Nezar Seitaj financierit të Habilajve. Këtu jo vetëm shijet provinciale të saj, por dhe raportet në lidhje me integritetin profesional të dy zonjave drejtuese të akuzës sot kthehen në dëshmi të qartë të shërbesës së verbër. Këtë të fundit kryeministri nuk e realizon dot me njerëz me integritet të lartë profesional e personal. Verbëria  në zbatimin e urdhrave është cilësi e provincialëve, e mungesës së plotë të karakterit të fortë profesional dhe personal.

Kryeministri e ka shije të vetën vendosjen e grave në drejtime kyçe me dëshirën e verbërisë e të bindjes , sepse stili i drejtimit të tij është  të fyejë pa kufij. Sigurisht ky stil  shkon për shtat me  gjetje të tilla të përshtatshme ku shoqet e kryeprokurores janë sot dhe staf njerëzor i verbër i kryeministrit. Por akuza dhe organi i saj drejtues nuk mund të jenë të tillë, prandaj dhe me gjithë përpjekjet e establishmentit të rrezikshëm që i zgjodhi, këto janë të përkohshëm.

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 13:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...