×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bylykbashi: Si u ndryshua ligji për tu mbrojtur gjyqtari i Gjykatës së Lartë

Saturday, 12 May 2018 18:00

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është ndalur të akuzat që PD ka bërë së fundmi për Fatmir Xhafajn, se ministri i Brendshëm ka shkelur ligjin për të penguar ekstradimin e vëllait të tij në Itali. Në shtetin fqinjë, Agron Xhafaj ka një dënim me rreth 7 vite burgim, konfirmuar nga Gjykata Supreme italiane.

Bylykbashi, me një shënim në rrjetin social Facebook, tregon se “marifeti” i Xhafajt për të shpëtuar ‘lëkurën’ e të vëllait nuk është rasti i parë... Sipas Bylykbashit, ka një tjetër precedent të ngjashëm të ministrit me kushëririn e tij, anëtar të Gjykatës së Lartë. Bylykbashi spiegon se si Xhafaj, duke shkelur ligjin, ndihmoi kushëririn e tij të mos shkarkohej nga detyra e gjyqtarit të gjykatës së shkallës supreme në Shqipëri.  

Postimi i Bylykbashit

Sikur Habilajt te kishin kusheri Fatmirin dhe jo Sajmirin‎

Shumekush u habit me skandalin "Xhafaj‎". Por po te shohesh kroniken, kupton se ai eshte recidivist ne keto pune.

Ne vitin tashme te larget 2014 (nese matet me numrin e zullumeve te Rames vertet duket larg), te gjithe e kujtojne Fatmir Xhafajn, kryetar te Komisionit te Ligjeve‎, qe u akuzua nga opozita se falsifikoi projektligjin e amnistise duke cuar ne seance plenare nje version te ndryshem nga ai i miratuar ne Komisionin e Ligjeve, me qellim per te amnistuar dhe mbyllur ndjekjen penale per shitblerjen e votave ne zgjedhjet e Korçës ne tetor 2013.

Me 27 qershor 2016, me kerkese te PD, gjykata Kushtetuese (ajo qe reforma e Xhafajt e ka mbyllur tashme pa afat)‎, vendosi se qendrimi i Ardian Dvoranit ne Gjykaten e Larte pas gati dy vitesh nga mbarimi i mandatit te gjyqtarit, ishte antikushtetuese dhe Dvorani (kusheri i Fatmir Xhafajt) duhej te largohej nga Gjykata e Larte. Vendimi i Kushtetuese hyn ne fuqi vetem pasi botohet ne Fletore Zyrtare. Nderkohe, ne ndryshimet e Kushtetutes se 22 korrikut 2016, Xhafaj futi nje pike ku lejohej qe nje gjyqtar i Gjykates se Larte qe i mbaron mandati, qendron ne detyre deri sa te zevendesohet. Dhe ja ku del ustalliku i Xhafajt, d‎uke vonuar zbardhjen dhe botimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes me nenin "Dvorani", vetem qe te mbante ne gjykaten e Larte kusheririn e tij. ‎Ndryshimet Kushtetuese u botuan me 27 korrik (vetem 5 dite pasi u miratuan) dhe do te hynin ne fuqi me 11 gusht 2016. Keshtu Xhafaj u kujdes qe Qendra e Publikimeve Zyrtare (qe varet nga qeveria) te botonte vendimin e Gjykates Kushtetuese kunder Dvoranit vetem me 12 gusht 2016 (plot 46 dite pas marrjes se vendimit), pra nje dite pasi hyri ne fuqi neni kushtetues "Dvorani" qe mbante Ardian Dvoranin ne Gjykaten e Larte. Sot e kesaj dite, Dvorani, kusheri i Xhafajt eshte me Gjykaten e Larte‎. Nga kjo Gjykate jane larguar shume anetare tashme, por kusheriri i Xhafajt eshte i sanksionuar ne Kushtetute.

Ndaj nuk ka pse habitet njeri pse Xhafaj ne krye te komisionit te ligjeve falsifikoi draftin e Kodit te Procedures Penale per te mbrojtur te vellane nga ekstradimi dhe burgosja ne Itali. Po nuk beri vellai per vellane, per ke do te beje tjeter?

Tani pres qe te dalin analistet mbrojtes qe te thone: Xhafaj nuk u perfshi ne trafik droge, thjesht ka bere trafik ligjesh dhe kjo eshte me pak e rrezikshme se‎ marihuana e Sajmirit.

Sigurisht, nese Habilajt do te kishin Xhafajn dhe jo Tahirin kusheri, sot do te ishin biznesmene te lire ne Vlore. Po kush lufton me fatin?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...