Ish-ministri godet Ramën: Pse tu tha pështyma.. flet e shkruan jerm

Saturday, 12 May 2018 20:31

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të gjykatës për Tahirin. Por “halli’ i Manjanit nuk është Tahiri, por Rama, i cili sipas Manjanit tashmë është i frikësuar e flet “jerm”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Ramës i iku goja vetëm për një arrest shtëpie, imagjinoni sikur dënimi të ishte më i rëndë.

Postimi i Manjanit:

Përse ju tha pështyma Kryeministrit?!

Një arrest shtëpie dhe u mek... Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!

Kërkon drejtësi të pavarur nga “... diplomatët”?!

Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?! ????????

Si u bënë të këqinj krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën!

Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme...

Të presim e të shohim!

Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...