Vasili: Populli nuk harron asgjë

Saturday, 12 May 2018 20:37

Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pak minuta më parë me anë të një statusi në Facebook në lidhje me ato që po ndodhin së fundmi në drejtësinë shqiptare.

Vasili ka ngritur pyetjen se a  do të bëjë drejtësi, drejtësia shqiptare në një kohë kur ajo ka presion nga kryeministri Rama, i cili sipas Vasilit është “kryeministri kriminalizues i zgjedhjeve”.

“Prokuroria muaj me parë mbylli dosjen e kryeministrit kur ai akuzohej se i bëri hapur thirrje Policisë së Shtetit, që të bënte fushatë elektorale për partinë. E mbylli me argumentin se kryeministri kerkoi falje në  Facebook.” -ka thënë Vasili.

 

Statusi i plotë: 

A do te beje drejtesi Drejtesia perballe kryeministrit kriminalizues te zgjedhjeve.

Reforma ne drejtesi.

Drejtesia qe po lind.

Vetingu.

Prokuroria qe medemek po reformohet.

Te gjitha shnderrohen ne demagogji erefelliqur nese qytetari kryeminister trajtohet si qytetar i vecante,i paprekshem,i privilegjuar,i favorizuar.

Prokuroria muaj me pare mbylli dosjen e kryeministrit kur ai akuzohej se i beri hapur thirrje Policise se Shtetit, qe te bente fushate elektorale per partine.E mbylli me argumentin se kryeministri kerkoi falje ne facebook.

Ne Berat ne date 16 maj gjykata do shqyrtoje rihapjen e kesaj dosje te kryeministrit, qe shkaterroi zgjedhjet ne 25 qershor dhe bashke me to edhe shtetin demokratik.

Kryeministri qe dhunoi e shkeli ligjin dhe faji i tij njihet boterisht a do trajtohet njelloj,a do hetohet me paanesi,a do gjykohet drejt apo do mbrohet si deri tani.

Drejtesia ka rastin te shpetoje veten dhe te tregoje qe TE GJITHE QYTETARET JANE TE BARABARTE PERPARA LIGJIT.Ne se nuk e ben kete ne dreq te veje kjo drejtesi mizore per te varferit dhe qe privilegjon kryeministrat.

Si do qe te jete POPULLI NUK HARRON ASGJE.

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 20:40

Video

Video e postuar ne statusin e Petrit Vasilit
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...