Prova të reja/ Ja pse Tahiri duhet të ishte gdhirë sot në burg

Diel, 13 May 2018 08:36

Edhe pse gjykata “u ble” dhe i dha vetëm arrest shtëpiak Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar arrest me burg për të. Kjo sepse, sipas disa të dhënave të publikuara në media të ndryshme në vend, ka patur zhvillime të reja përsa i përket provave që vërtetojnë se Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës.

Kërkesa e prokurorisë është depozituar dy ditë më parë, të premten në ora 10:00, nga zv/drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda,Genti Osmani, ju drejtua gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, për Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm që drejtoi këtë dikaster për gati 4 vite me radhë.

Sipas akuzës kërkesa është bazuar në fakte dhe rrethana të tjera që kanë dalë gjatë hetimit, por dhe nga dy përgjigjet që kanë sjellë autoritet Italiane dhe Greke, lidhur me këtë çështje. Sipas akuzës Italia ka sjellë disa biseda, ku evidentohet prezenca e emrit të Saimir Tahirit, dhe funksioni i tij i ministrit, raportohet në një shkrim të shqiptarja.com

Emri i Tahirit, sipas akuzës, del gjithmonë sa herë anëtarët e grupit bëjnë plane për të kryer diçka të paligjshme, apo për të rregulluar punët e veta, dhe kultivuar lëndën narkotike në zonën e fshatrave të drogës. Njëherësh edhe Greqia ka sjellë përgjigje, ku besohet se bëhet fjalë për takimin e Saimir Tahirit me Artan Habilaj në Greqi në zonën e Korfuzit, aty ku menendohet se Habilaj i ka dhënë makinë e famshme tashmë, Audi “AA 003 GB”. Prokuroria ka argumentuar se qasja e emrit të Tahirit në këto biseda por edhe provat e tjera të administruara, të krijojnë bindjen se Tahiri ka pasur dijeni dhe ka favorizuar nëpërmjet postit, duke lejuar aktivitetin kriminal të këtij grupi që drejtohej nga Moisi Habilaj.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 08:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...