Kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ishte shumë i ashpër me qeverinë gjatë takimit të fundit me bazën demokrate në lagjen Spitallë.
Duke u fokusuar tek qendrimet publike të Ramës, raportet me krimin si edhe arroganca e pushtetit, Xhaferaj tha se PD ka përballë një regjim, i cili nuk kupton gjuhë tjetër përveç asaj të Kukësit duke marrë si shembull revoltën e kuksianëve kundër tarifës në Rrugën e Kombit.