×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Pse hesht Dtmir Bushati për ngjarjen e historike të Jeruzalemit

Hënë, 14 May 2018 12:09

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vijuar me heshtjen e tij në lidhje me ngjarjen e jashtëzakonshme dhe historike të njohjes si kryeqytet i Izraelit, të Jerusalemit.

Pikërisht sot kur kremtohet edhe 70-vjetori i themelimit të shtetit Hebre, Shtetet e Bashkuara vendosën hapjen e ambasadës së tyre në Jerusalem, pasi e kishin njohur më herët atë si kryeqytetin e Izraelit.

Në ceremoninë e madhe ku priten të marrin pjesë autoritet më të larta nga bota, duket se Shqipëria është fshehur dhe nuk figuron.

Duket se pagesat dhe dhuratat e vendeve arabe janë më të rëndësishme për ministrin e Jashtëm, Bushati dhe shefin e tij Rama, që preferon më mirë t’u bëjë ndere turqve se sa Amerikës.

Tirana zyrtare votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por sipas informacioneve ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem.

Nëse të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë ceremoni janë të gjitha që kanë votuar pro rezolutës në OKB që dënonte këtë hap të SHBA, vendi ynë është i vetmi që me këtë pjesëmarrje bën një ndryshim radikal dhe madje të çoroditur, pasi vetëm pak kohë më parë u rreshtua me vendet që ishin kundër vendimit të presidentit Trump.

Kjo pjesëmarrje e Shqipërisë, provon se vota e saj në OKB nuk ishte fare parimore dhe në unison me vendet kryesore të BE, siç edhe u trumbetua nga kryeministri Rama, por thjesht një qokë për presidentin e Turqisë Erdogan./55news.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...