Redaktori i lajmeve në Ora News, Trashgim Sokolaj i ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se Prokuroria po përgatit shkresat për t'i dërguar Partisë Demokratike në lidhje me përgjimin e publikuar për vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
Pjesë nga deklarata:
Sokolaj: Prokuroria sot ka bërë dokumentimin. Në informacionet që kam, oficerët e Krimeve të Rënda kanë bërë edhe transkriptimit të të gjithë informacionit dhe në dijeninë time sot janë firmosur shkresa që do t'i dërgohen PD-së me postë nesër në mëngjes.
Përgjimi është bërë në lokalin e personit që është përgjuar. Prokuroria gjatë gjithë ditës ka komunikuar edhe me Policinë e Vlorës. Edhe Partia Demokratike i është referuar lokalit që personit.