Lidhur me audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, publikuar nga Partia Demokratike, gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili tha se kjo mund të jetë një luftë politike brenda llojit.
Kikia: “Pyetja është “Kush ja futi Fatmir Xhafës”? Nga buroi historia? Kush ja ofroi PD-së, dhe sa i besueshëm është ky përgjim? Vetë PD nuk e ka bërë, dhe nuk është produkt i studiove amatore të montazhit. Gjithkush mund ta ketë bërë? Shërbimet sekrete, organet e prokurorisë, ka një thashethemnajë, për një marrëdhënie jo fort të mirë mes kryeministrit dhe ministrit të brendshëm. Përse u hodh tani në treg? Kjo mund të jetë më e rëndë se vetë çështja. Se mund të jetë luftë brenda llojit. Nëse është për t’i vënë minat karriges së Xhafajt, kjo është e rëndë se përdoret për qëllime politike. Llogjika ta do që është e besueshme. Deri tani, Xhafaj nuk mund të implikohet penalisht, por politikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Xhafaj po promovon Vettingun brenda policisë, duke i kërkuar punonjësit më të thjeshtë se çfarë bën baxhanaku etj etj, tani na del vetë që ka vëllain,” tha Kikia.