Orjola Pampuri: Morali i kësaj qeverie matet me sasi droge e trafikantë

Tuesday, 15 May 2018 09:47

Deputetja e PD, Orjola Pampuri, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook pas publikimit të fakteve të shkeljes së ligjit nga Ministri i Brenshëm Fatmir Xhafaj duke mos hetuar për të vëllain e dënuar për trafik droge në Itali. Pampuri shkruan se një qeveri me dy ministra të Brendshëm të akuzuar për lidhje me trafikun e drogës nuk mund të qëndrojë në këmbë.

“Të kesh të implikuar dy ministra të Brendshëm, njëri pas tjetrit, faji nuk mbetet më jetim, por mirfilli bie mbi Kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë”, shkruan deputeteja demokrate.

Statusi i plotë:

Sot opozita referoi faktin e paprecedent, i cili fakton implikimin e vellait te Ministrit te Brendshem ne trafik droge. Nese do te ndodhte ne nje shtet tjeter ne Ballkan, Ministri do te jepte doreheqjen, e per te mos permendur nje shtet europian ku qeveria do te kishte rene.

Por cfare ndodh ne Shqiperi?

Asnje deklarate, as nga Ministri e as nga kryeministri. Prokuroria nuk ka asnje reagim. Qeveria vijon punen....

Kjo eshte situata me e paprecedent qe mund te kete ndodhur ndonjehere. Ish ministri i perfshire ne trafik droge arrestohet me arrest shtepie, ministri aktual i implikuar duke mbrojtur te vellain trafikant, vijon te mbaje postin e ministrit. Ceshtja nuk eshte do largohet apo jo Xhafa, por morali i kesaj qeverie, e cila nuk mund te qendroje me ne kembe, pasi kembet u jane "prere". Te kesh te implikuar dy ministra te brendshem, njeri pas tjetrit, faji nuk mbetet me jetim, por mirfilli bie mbi kryeministrin dhe bashkepunetoret e tij te ngushte. Nuk di, cilet qytetare perfaqeson me kjo qeveri, morali i se ciles matet me sasi droge e trafikante.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 09:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...