Të gjithëve u ka bërë përshtypje pritja e ngrohtë që i kanë bërë policët, Saimir Tahirit.
Disa mund të thonë se ai dikur ka qenë drejtues i dikasterit që i punëson.
Por deputeti demokrat, Agron Shehaj, thotë se, ky trajtim nuk është normal.
Pasi ka postuar videon, ai shkruan:
“Kjo është drejtësia kur je Saimir Tahiri!
Shikoni si e trajton policia një të arrestuar për trafik droge”.