×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Prokurorët i nxjerrin përgjimin, Tahiri e pranon: E takova pronarin e skafit që më çoi në Greqi...

Tuesday, 15 May 2018 13:23

Ndërsa mbrojtja e Saimir Tahirit i kërkon Gjykatës së Krimeve të Rënda që ta lërë të lirë ish-ministrin pasi nuk ka prova që vërtetojë se ai është përfshirë në trafik droge, detaje të reja mësohen nga seanca që ende nuk ka përfundur.

Ish-ministri i ka akuzuar prokurorët se kanë abuzuar me faktet, duke shkruar gënjeshtra. Prokurorët kanë kërkuar që Tahiri të mos lirohet pasi dyshojnë që mund të intimidojë dëshmirtarët e çështjes, duke përmendur këtu një takim të ministrit me Orgest Liperin, pronarin e skafit me të cilin ka udhëtuar drejt Greqisë.

Prokurori tha se, Tahiri e ka takuar për ta intimiduar, duke treguar madje se ata kishin përgjuar takimin mes të dybe. Ata po ashtu ngulën këmbë se edhe ish-ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea nuk ka thënë të vërtetën.

Por ministri nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t’i kërkuar ndjesë që u përfshi në të gjithë këtë histori.

Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë“,- mësohet të ketë thënë në gjyq.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 13:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...