Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangallos po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ku është duke promovuar edhe libri i tij “Me Papandreun në Europë”.
Në ceremoninë e zhvilluar për promovimin e librit ka marrë pjesë edhe Presidenti Ilir Meta.
Në një postim në rrjetin social “facebook” Meta e ka quajtur këtë promovim një ngjarje historike.
“Promovim i veçantë i librit të Theodhoros Pangallos në shqip "Me #Papandreun në #Evropë" ngjarje historike, kujtime me peshë për #Greqinë dhe Evropën e Bashkuar! Urime!”, shkruan Presidenti Ilir Meta, në një postim në rrjet.