Rama tha se do flasë nesër për Xhafën, Vasili i kundërpërgjigjet dhëmb për dhëmb

Tuesday, 15 May 2018 20:20

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të flasë nesër mbi qëndrimin e tij për ministrin Xhafaj.
Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili tha se bie dakord për diçka me Ramën, për shprehjen që nuk janë të gjithë njësoj.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministri per here te pare ka te drejte.
Kryeministri thote qe s’jemi njëlloj dhe ka te drejte.
Po të ishim njëlloj do të ishim gënjeshtarë si ai dhe te pacipe si ai, qe edhe leket për studentet e sëmurë nga talasemia i shkurton dhe i grabit. Çfarë shpirti i zi mund të jete ky qe grabit qindra milion koncesione per vete dhe ju zhvat edhe leket e luftes per jeten studenteve talasemike.
Shyqyr qe s’jemi njelloj si ai dhe ai kurre s’do te jete si ne.

Login to post comments