I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ish-kryeministri Sali berisha hodhi dritë mbi realizimin e audio-përgjimit me vëllain e Fatmir Xhafaj. Ai tha se audio është realizuar nga një tjetër polici kriminale.
Më pshtë pjesë nga intervista:
Berisha: Nuk e bëjmë të ditur dëshmitarin sepse opozita nuk ka forca ta mbrojë. Ne nuk mund të lozim me jetët e njerëzve. Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale që donin të testonin nëse ishte aktiv
Eni Vasili: Polici Kriminale e shtetit?
Berisha: Në shqipëri ka shumë polici të tjera kriminale. Nuk është shërbim i SHISH, por paralel me shërbimin Informativ kombëtar ekziston një shërbim tjetër. Është shërbimi i mediave dhe gazetarëve.
Eni Vasili: Po thoni që e ka bërë media?
Nuk e di. Unë bëj analizë. A e kanë bërë këtë gazetarë që kanë risku jetën e tyure? Unë sjam i sigurt. Por edhe sikur të isha i sigurt nuk do e thoja. Sepse do duhet të përballen me familjen e dytë më të rrezikshme në ballkan. E para është familja Rama, e dyta familja Xhafaj.