Berisha: Policia po mban fshehur kërkesën e Interpol pë vëllain e Xhafajt

Tuesday, 15 May 2018 21:29

Ish kryeministri Sali Berisha konfirmoi se policia shqiptare është në dijeni se vëllai i Fatmir Xhafaj është në kërkim nga Interpol, por kërkesa fshihet nga autoritetet shqiptare. “Këto që thonë këta se nuk e kanë sjellë kërkesën nga INTERPOL. Kjo është identike me veprimin për Mark Frrokun” tha Berisha i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”

Kujtojmë se për plot tre muaj, dy shkresa të Interpol Brukselit qëndruan në sirtarët e policisë në Shqipëri.

Kujtojmë se deputeti Frroku rezulton se është i dënuar me 10 vite burg në Belgjikë, për shkak se akuzohet se ka vrarë në vitin 1999 një shtetas shqiptar. Gjithashtu sipas autoriteteve belge, ai ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 21:35
Login to post comments