×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kryemadhi: Fundi i parlamentarizmit! Edi Rama po i ngul thikat...

E Enjte, 17 May 2018 11:42

Gjatë fjalës së saj jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, hodhi akuza në drejtim të qeverisë.

Monika Kryemadhi tha se, Rama i nguli ‘thikën’ Fatmir Xhafajt dhe se Parlamenti ka vdekur.

Kryetarja e LSI u shpreh se Rama ka frikë nga drejtësia dhe se këtë të fundit do ta marrë në dorë populli shqiptar.

“Tashmë parlamentarizmi është drejt fundit dhe kjo është për shkak të uzurpimit që rilindja i ka bërë institucioneve dhe parlamentin po e çon drejt vdekjes.

Rama ka frikë nga përballja me drejtësinë dhe ka vdekur politikisht. Drejtësia do vijë nga populli shqiptar.

Dita e sotme tregon kapjen e këtij sistemi dhe kapjen çdo qelize që shqiptarët kanë vite që duan ta mbrojnë.

Drejtësinë do ta marrë populli. Kur them këtë është thjeshtë që ta kuptojmë, pasi qytetarët nuk do lejojnë që Rama të prekë të ardhmen e fëmijëve.

Rama kishte frikë të vinte sot në Kuvend. Ishte Rama që i nguli thikën Xhafajt. Pengesa për negociatat është Rama.”- tha Kryemadhi.

Ajo tha se, përgjimi që i është bërë Xhafajt është kryer nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

‘’Koha e drejtësisë po vjen, pasi parlamentarizmi është në grahmat e fundit. E patë si i mbyllet goja opozitës?!

Mbrojtja nuk kishte të bënte me ministrin e brendshëm, ishte Edi Rama që i nguli thikën Fatmir Xhafajt. Shqipëria është në duart e bandave kriminale.

Ne nuk jemi në demokraci, jemi mes diktaturës dhe të krimit të organizuar”,- u shpreh Kryemadhi.

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi drejtësia do të vijë nga populli dhe jo nga Arta Marku.

“E vetmja pengesë që ka Shqipëria për hapjen e negociatave është Edi Rama, largimi i tij është hapja e negociatave. Nëse nuk e keni kuptuar atë progres raport janë prioritete që i mban në dorë vetëm Edi Rama.

Sjellja e sotme tregon frikën që ka Edi Rama nga përballja me faktet, të drejtën dhe drejtësinë. Tani koha e drejtësisë po vjen, as nga Arta Marku po nga drejtësia e popullit shqiptar se nuk mund të vazhdojë më që bandat të pasurohen dhe shqiptarët të varfërohen. Parlamentarizmi drejt fundit”,- tha Kryemadhi.

E pyetur për përgjimin audio të vëllait të Fatmir Xhafajt, ajo dha këtë përgjigje: “Unë dua të them që audio-përgjimi është i thjeshtë. Dhe në këtë rast për të provuar autenticiteti që është i vërtetë, nuk është ky problemi po kapja e sistemit të shtetit.

Problemi është që vëllezërit e kryeministrave dhe ministrave a po përdorin institucionet shtetërore për t’u pasuruar. Se ça ka bërë Agron Xhafaj në jetën e vetë do mbaj ai përgjegjësi dhe institucionet që nuk kanë zbatuar urdhrin”,- tha më tej Kryemadhi.

 

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 11:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...