Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë urgjente për mediat, ku ka denoncuar Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn.
Basha ka denoncuar edhe një herë përpjekjen që po bën Rama dhe Xhafaj për të manipuluar provat dhe për të shantazuar dëshmitarin X dhe familjen e tij.
Policia e Xhafajt prej 72 orësh po kërcënon dëshmitarin dhe familjen e tij. Policia dhe prokuroria i janë vërsulur dëshmitarit dhe partisë Demokratike.
Por para se të arrestohej nga policia, ai ka folur për vëllain e Fatmir Xhafajn.
"Albert Veliu 51 vjeç, jetoj me rrogën e djalit Kam qenë në Itali kam punuar. Në 200 jam shkëputur në Itali, kam punuar me Agron Xhafajn, me kokainë me të gjitha gjërat. Kam qenë shoqërues gomoneje. Hoqa dorë se përballoja dot atë gjë. Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim. Në 2005 kur më ndodhi
Në 2005 ndodhi një aksident dhe kreva dënim prej 7 vjetësh akuzohesha për kokainë për 12 kg. U kapa në peskara, e bëra dënimin aty, në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet. Nga Agroni, më ka mbetur qejfi, kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare për aq sa kishim bërë
Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën. Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.
Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot,. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, ,mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.", ka deklaruar ai. /55News.al/