Edi Paloka, Nënkryetar i Partisë Demokratike dhe deputet i kësaj force, tha se Shqipëria është në limitet e mbijetesës dhe demokracisë. Sipas Palokës vetëm një qeveri anti-mafia mund ta shpëtojë vendin.
Deputeti demokrat ka thënë në syri.net se kjo qeveri duhet rrëzohet me të gjitha format.
“Ne kemi marrë një vendim si opozitë, vetëm një qeveri anti-mafia mund të shpëtojë vendin dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Shqiptarët janë të neveritur nga kjo qeveri, ka humbur legjitimitetin që me zgjedhjet e fundit, ndërsa skandalet i dalin çdo moment.
Ka vetëm një mënyrë demokratike për ta rrëzuar që është vota, por kjo qeveri nuk lejon të votohet.
Rama po i rri larg integrimit, pasi sa më shumë të ofrohet aq më shumë i del hera e keqe.
Ne kemi thënë që hapja e negociatave do e demaskojë më shumë këtë qeveri, por ai që nuk do integrimin është Edi Rama”, tha Paloka.