Edi Paloka, Nënkryetar i PD-së dhe i Kuvendit, tha sot se kushdo që do të guxojnë të shkeli ligjin në raport me dëshmitarin do të përgjigjet personalisht.
Paloka vijoj më tej të thotë se deklaratat e Ramës për ‘burg, burg, burg” nuk trembin sot askënd.
Në intervistë për syri.net ai tha se Rama tenton të trembë njerëzit e ndershëm.
“Ai tenton të trembë shqiptarët, ti mbajë nën thundër me dhunë, në mënyrë që kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, ose të përdorë dhunën ose t’i blejë sikundër bëri më 25 qershor”, tha Paloka.
Sipas tij, me këtë qeveri nuk shkohet askund.
I pyetur për qeverinë anti-mafia, Paloka tha se kjo qeveri duhet rrëzuar dhe mafia në këtë vend është Edi Rama.
“Qeveria anti-mafia është qeveri anti-Rama, pasi të fusësh Ramën në qeveri është njëlloj si të kesh mafian në qeverisje.
Marrëveshjen e 17 majit na detyruan ta bëjmë, por ajo që u bë nuk ndodh më. Nuk do të ketë një qeveri me Edi Ramën”, tha Paloka.