Dëshmia e Albert Veliut ishte aq e fortë sa detyroi kryeministrin Rama të largohej nga samiti para kohe, ndërsa ministrin Xhafaj të mbyllte telefonin.
Përmes një postimi në “facebook” Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se dëshmitari x trondit qeverinë me një goditje vdekjeprurëse, “Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen.” ka shkruar Berisha.
Sipas ish-kryeministrit shqiptarët duhet të ngrihen për përmbysjen e “kryefamiljes mafioze”.
Postimi i plotë:
Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!
Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!
Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen. Ata, pasi heshten 7 dite me radhe dhe ne vend qe ta arrestonin, nisen dje ne mengjes forcerisht per ne Itali Geron/Agron Xhafen, deklaruan se incizimi i bisedes se ketij te fundit per trafiqe me deshmitarin ishte e montuar.
Ky mashtrim i turpshem si dhe pengmarrja e deshmitarit qe nxorri ne shesh fytyren e vertet mafioze te klaneve Rama - Xhafa, jane nje kushtrim per çdo shqiptar per te shporrur e permbysur me nje fortune te pergjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze te Shqiperise dhe Europes, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj!