(FOTO) E mbani mend ish-drejtorin që Rama i ndërpreu fjalën? Në krah të një tjetri i dërgon mesazh kryeministrit

Saturday, 19 May 2018 21:15

Ai u bë i famshëm për deklaratën në takimin me bashkëqeverisjen që Rama organizoi pak ditë më parë në kryeqytet. Mori mikrofonin dhe duke iu drejtuar Ramës i tha “Jam ai drejtori i zyrës luksoze në TVSH, nuk dua punë...”. Kaq mjaftoi që Rama tia ndërpresë fjalën duke i thënë kaloja mikrofonin tjetrit. Marrjen e mikrofonit dhe kodin qe ai po i   jepte Rames se eshte drejtori i zyres luksoze ne TVSH, kryeministri Rama nuk e priti mire duke  i nderprere fjalen, raporton 55news.al.

Por ai ka surprizuar sërish. Në profilin e Facebook, pak ditë nga përplasja me Ramën, Alban Hoxhaj e ka gjetur mbështetjn te kryebashkiaku Erjon veliaj. Mesa duket ish-drejtori i “Zyrës Luksoze në TVSH” ka zgjedhur të jetë në krah të Veliaj duke i dërguar indirekt edhe mesazh nëpërmjet asaj që shkruan në postim.

alban hoxhaj.png

Ish-drejtorit të TVSH-së që u be hit ne portale dhe mediat sociale per shkak te bisedes me Ramen i po atë ditë i vodhën pasëordin e profilit te tij ne Facebook. Ne dy postime ne mediat sociale ai duket i shqetesuar ndersa thote se do e gjeje se kush i ka hakeruar pasëordin.

albani.jpgalbaniii.jpg

Biseda me Ramën:

Qytetari: I nderuar Kryeministër, të falenderoj…të tilla evente duhen gjithmonë. Nëse të kujtohem jam ai drejtori i famshëm i asaj zyrës luksoze të TVSH-së. Nuk dua të kërkoj punë…

Edi Rama: Drejtori i famshëm i kujt?

Qytetari: I asaj zyrës luksoze. Nuk e di nëse e mban mend apo jo në 2015.

Edi Rama: I cilës zyrë luksoze?

Qytetari: Te TVSH-ja.

Edi Rama: Te tvsh-ja e biznesit të vogël?

Qytetari: Radio Televizioni Publik Shqiptar. Unë nuk dua të kërkoj punë në fakt, jo se i kam punët mirë, i kam shumë herë më keq. Por nga trashëgimia që kam nga familja ime e kam pritur këtë ditë të të falenderoj për drejtësinë e mbajtur në atë kohë ndaj meje. Dhe të jam mirënjohës jo vetëm ty, por të gjithë atyre që më mbështetën në rrugën time sepse isha i vetëm dhe vetëm juve ju kisha si pikë referimi për drejtësinë. Në radhë të dytë, nëse do më lejoje të falenderoj në emrin tim të familjes dhe të gjithë atyre anëtarëve që më kanë mbështetur, por të kërkoj dhe 2 minuta kohë nga koha jote që të paktën të të flisja përballë nga afër, jo publike.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 22:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...