Deputeti Boçi: ID-ja e Lindita Nikollës, gallatë e madhe me këtë ministre

Diel, 20 May 2018 13:02

Luçiano Boçi, deputeti i PD, ka publikuar një shënim sot në rrjetet sociale me titull "ID-ja e ministres", ku ka ironizuar ministren Nikolla nw lidhje me vazhdimin e grumbullimit prej saj, paligjshmërisht,  të të dhënave personale të prindërve të nxënësve edhe pse një javë më parë, vendimi u anullua po prej saj. Anullimi erdhi pasi PD-ja e konsideroi si skandal mbledhjen e të dhënave të kartave të identitetit nga qytetarët dhe hodhi dyshimin se ato do të përdoreshin për të abuzuar gjatë zgjedhjeve lokale. 

Postimi i plotë

ID-ja E MINISTRES

Gallatë e madhe me këtë ministren e Arsimit!

Sot pas shumë kërkimesh, e zbuloi më në fund pse kërkonte ID e prindërve?!

Përgjigja ishte epike...

E donte që mos të ngatërronte “Linditat” e shumta që janë në gjithë Shqipërinë, jo për ndonjë gjë tjetër.

E donte për ta futur ID në kompjuter dhe që më pas me anë të email t’i informonte prindërit për politikat “e mëdha arsimore” !!!???

Madje ajo mund t’ua merrte dhe pa i pyetur fare se shteti i disponon, duke harruar që me ligj asnjë institucion nuk mund t’i transmetojë të dhënat personale, por si “grua zonjë” po i pyet, po i merr dorën!!?

I ankohej atij xhaxhait që ai informacionin e merrte vetëm nga TV.

Nga sot e tutje që ka dorëzuar ID dhe adresën email, sipas ministres, ai xhaxhai do mund të ulet qetë-qetë para kompjuterit, do dredhi një duhan dhe mund t’i fusë një “chat” me ministren, për të folur për arritjet “gjigande” në arsimin shqiptar.

Dhe një kaq gjë të thjeshtë askush nuk e kishte kuptuar më parë!?

Sa keq?!!

Prandaj nuk ecim para ne....,

donte me thanë Ministrja e ....Arsimit.

Modifikuar më Diel, 20 May 2018 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...