“Kurajoja dhe profesionalizmi i jashtëzakonshëm i një gazetari”

Diel, 20 May 2018 13:20

Deputeti i Qarkut të Vlorës, Agron Shehaj, me tone entuziaste, ka postuar një status në Facebook-un zyrtar në mbështetje të gazetarit, Jetmir Olldashi. Ai e konsideron si investim dhe rrezik njëkohësisht,  për të dhe për familjen, investigimin e gazetarit që çoi në ekspozimin e Agron Xhafajt.

Shehaj shpreson që të gjithë gazetarët të jenë krenarë me kolegun e tyre dhe u kundërvihet atyre ‘që nuk thanë një fjalë për trafikun e drogës’, duke u kërkuar që ‘të paktën të na kursejnë vrerin’.

Statusi i Shehajt:

Shpreh vleresim te jashtezakonshem për kurajon dhe profesionalizmin e gazetarit Jetmir Oldashi. Nuk më vjen në mendje një investim dhe rrezik kaq i madh, per gazetarin dhe të afërmit e tij, në gjithë historinë e Shqipërise postkomuniste.

Shpresoj që sot të gjithë gazetarët të jenë krenarë për kolegun tyre.

Nuk pres qe ata gazetarë që nuk folen kurre për problemin e krimit dhe droges apo që e përmenden me gjysëm zeri, sot të duartrokasin, por të paktën te na kursejnë vrerin.

Edhe në momentet më të zeza, ku gjithçka duket e parikuperueshne, kur duket se jemi ne prag te humbjes së shpresës, del një njeri i vetëm dhe me kurajo të madhe bën një gjë të jashtëzakonshme.

Kurrë nuk duhet të dorëzohemi, sidomos para të keqes!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...