×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Denoncimi i PD: Banda në pushtet po përgatit manipulimin e zgjedhjeve

Hënë, 21 May 2018 14:37

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka denoncuar sërish sot mbledhjen e të dhënave të prindërve në shkolla nga ana e ministres Lindita Nikolla.

Vokshi u shpreh se është e ndaluar rreptësishtë marrja e të dhënave personale të individëve, pa ditur më parë funksionin për të cilën ato do të përdoren. Vokshi tha se PD-ja do ta ngrejë këtë shqetësim dhe pranë komisionerit europian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Ministrja Nikolla e urdhëruar nga Rama vijon grumbullimin e të dhënave personale për manipulimin e zgjedhjeve. Pa ditur qëllimin qeveria nuk ka nxjerrë asnjë akt ligjor që të përcaktojë qëllimin mbledhjes së të dhënave personale.

Urdhri shkel të dhënat e prindërve. Dyshja Rama-Nikolla duhet të sqarojë publikisht se ku i dërgojnë këto të dhëna. Partia Demokratike fton të gjithë prindërit të refuzojnë të japin të dhënat e tyre personale, që kërkon që ti përdorë këto të dhëna për manipulimin e zgjedhjeve. Partia Demokratike ka të dhëna se e njëjta skenë kriminale është urdhëruar që të ndiqet dhe nga ministrja e Shëndetësisë.

Partia Demokratike ju fton të denoncojmë veprimet e paligjshme të bandës në pushtet.  Me 26 maj të bashkohemi pavarësisht bindjeve politike të largojmë këtë qeveri të lidhur me krimin”. 

Modifikuar më Hënë, 21 May 2018 14:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...