Fillimisht u tha se vëllai i Fatmir Xhafajt nuk është i dënuar, po kur u publikua vendimi u justifikua me moshën dhe gabimin në rininë e hershme të Agron Xhafajt.
Më pas u publikua skandali se për të shpëtuar Agron Xhafajn, vëllai i tij si kryetar i Komisionit të Ligjeve kishte falsifikuar Kodin e Procedurës Penal. Partia Socialiste tentoi të zhvendoste vëmendjen e shqiptarëve duke shkarkuar prokurorin që ka dosjen e trafikut të ish-ministrit Sajmmir Tahiri.
Radha i erdhi publikimit të audio-përgjimit mes një ish-trafikanti dhe vëllait të Ministrit Xhafaj, edhe ky i dënuar për trafik droge në Itali. Përmbajtja e audio-përgjimit ishte transportimi drejt Italisë i një sasie kanabisi. Rama nxitoi të nxirrte Taulant Ballën për të fituar kohë dhe të zvarriste vendimin për Xhafajn, pasi të nesërmen ai do të takonte Presidentin Manuel Macron.
Ditën që erdhi nga Franca, Rama doli e ngriti justifikimin se audio-përgjimi është sajesë dhe s'ka asgjë të vërtetë.
Por në skenë doli “Dëshmitari X”, skenarët e Ramës se kemi të bëjmë me sajesë ranë, dhe irritimi i shqiptarëve me qeverië u rrit ndjeshëm. Partia Dmeokratike në mbështetje të këtij irritimi njoftoi zhvillimin e protestës kombëtare në 26 maj.
Nga ky moment, Rama e ka ndjerë frikën e ditës së shtunë dhe brenda socialistëve është shpërndarë urdhëri për të dalë në studiot televizive.
I pari ishte i përhershmi Taulant Balla. Dje ai doli e tha se Partia Demokratike ka ngritur një grup ish-policësh për të përgjuar një pjesë të maxhorancës. Si edhe, një gjyqtar “i korruptuar” ka shkuar në Gjykatën e Kasacionit në Itali dhe i ka siguruar Partisë Demokratike vendimin e dënimit për vëllain e Fatmir Xhafaj. Me shumë mundësi, edhe Balla e kupton që këto deklarime janë tërësisht pa lidhje me realitetin.
Me tezën se skandali mbulon skandalin dhe irritimi i shqiptarëve do të ulet, socialistët dolën sot me mashtrimin e radhës, atë të 613 kilogramëve kokainë dhe përfshirjen në të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike.
Një lojë politike kjo që Rama dhe këshilltarët e tij do ta kuptojnë të shtunën e 26 majit se nuk do të ngjisë. /Redaksionale 55news.al