Me mijëra francezë janë ngritur ditën e sotme në protestë, kundër reformave të planifikuar nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili ka bërë me dije se do të të reduktojë vendet e punës dhe të reformojë pjesë të mëdha të shtetit të madh francez.
Për herë të parë në Francë, të gjitha sindikatat janë bërë bashkë, ku të irrituar nga vendimi i Macron, janë përleshur me forcat e policisë.
Po ashtu, gjatë përplasjes u është vënë flaka edhe disa makinave dhe dyqaneve, ndërsa ata kanë premtuar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në një vendim të dytë të Presidentit.
Por, nuk ka pasur asnjë reagim nga e Presidentit, lidhur me këtë protestë, aq me tëper të anatemohen protestuesit.
E kundërta ndodhi me protestën e kuksianëve, kundër taksës për rrugën e Kombit, ku Edi Rama, reagoi akoma po ditur se çfarë kishte ndodhur.
Madje reagimi i tij buronte nga një shpirtligësi për njeriun e varfër dhe të thjeshtë, dhe kjo ligësi shtohet dyfish kur bëhet fjalë për veriorët.
Në të parën konferencë që doli për këtë ngjarje, Rama i quajti protestuesit si “barbarë” dhe “vandalë”, duke shtuar se protesta të ngjashme si ajo e kuksianëve nuk ishin bërë në asnjë vend europian.
Si mos të mjaftonte kjo, Rama suli policët natën, dhe nën terror, arrestoi 23 kuksianë. Por, në ndryshim nga kryeministri shqiptar, Macron nuk ka thënë asgjë për protestuesit, që më tepër të shpërthejë ndaj tyre. Dhe as nuk e çon në mend të urdhërojë policinë për arrestimin e tyre natën, duke u shkuar në shtëpi, dhe terrorizuar familjet.
Përpos shumë problemeve të tjera se pse vendet europiane kanë skeptike për çeljen e negociatave, përfshirë edhe Francën, është edhe sjellja e Ramës me qytetarët e vendit të tij. Sepse, vendet europaine shqetësohen për vlerat e vendit, e jo për drejtuesit e tyre. /55News.al/
Më poshtë foto nga protesta e francezëve dhe kuksianëve