Gazetarja , Ambrozia Meta e ftuar në emisionin 360 grade në ora news, ka komentuar në lidhje me konefrencën e zhvilluar pak ditë më parë më kryeministrin e vendit, ku edhe ka bërë pyetjen që ka vënë në lëvizje të gjithë median. Meta ka pyetur Ramën se si ka mundësi që në ministrinë më të rëndësishme në vend mos të kete persona të përfshirë në trafikim droge.
Ambrozia: Jam e njëjta gazetare që isha përpara. Unë qëndrova e heshtur për të reflektuar. Reagimet ishin shumë të mëdha. Doja të kuptoja ishte pyetja ime, kryeministri apo çfarë ndodhi tjetër. E para kam lexuar reagimin në rreshta të kryeministri Rama. Nuk kam thyer atë që është konferenca për shtyp u e theu vetë kryeministri. Kolegu Maraku e pyeti për dëshmitarin, ai i beson apo jo, dhe vetë kryeministri u përgjigj me pyetje. Kryeministri në Tepelenë? Unë e kam thënë që kam bërë detyrën time. Reagimet e ardhura i kam mirëpritur. Kam bërë detyrën. Sdua të merrem me sjelljen e Kryeministrit, apo atmosferën e krijuar, duke i prishur magjinë kryeministrit. Unë kam bërë një pyetje për të cilën smora përgjigje. Ai kaloji tek pronari im, duke më shanazhuar. Je pjesë e një partie? E kam dëgjuar këtë koment jo vetëm nga z. Kopliku. Po ashtu dhe nga njerëz të tjerë. Komentet në tërësi kanë qenë pozitive, por e kam për pjesën e kolegëve që janë të ndjeshëm me kryeministrin.Bindja ime është e letërsisë. Jam një militante e thekur e Kadaresë.