Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi mbrëmjen e sotme se armik me Edi Ramën bëhesh nëse flet në media.
Manjani tha se në qeveri nuk gjen askënd që të thotë mendimin e tij. “Rama të shkarkon nëse flet në media, por jo se mund të vjedhësh apo të bësh trafik”, tha Manjani në studion e Oraneës.
Ish-ministri i Drejtësisë referuar asaj që ndodhi në konferencën për mediat të Kryeministrit pas pyetjes së gazetares Ambrozia Meta, tha se Ramës i iku tepeleku nga një vajzë nga tepelena.
“Rama merr gazetarët në telefon në orën 23:00 dhe u thotë çfarë e keni këtë lajm, e kuptoni tani se çfarë problemi ka ai”, tha Manjani.