Mes Ramës dhe Tahirit është arritur një marrëveshje, ky është fakti që i nxori zbuluar

Tuesday, 22 May 2018 22:03

Saimir Tahiri i habiti të gjithë kur doli në një konferencë për shtyp para dy javësh dhe bëri me dije se do linte mandatin e deputetit.

Një veprimi ky që erdhi vetëm pasi në Gjermani, kryeministrit Edi Rama i kishin kërkuar në mënyrë të qartë, shumë pak diplomatike, që ndaj ish-ministrin e Brendshëm të përfshirë në trafik droge, të vepronte drejtësia.

Për shumëkënd është qartë se Saimir Tahiri nuk do të hiqte dorë nga mandati i deputetit, dhe për rrjedhojë nga imuniteti, nëse nuk do të kishte arritur një marrëveshje me padronin e tij, Ramën.

Më i interesuar për të pasur një kompromis mes tyre ishte kryeministri Rama, pasi projektuesi i kanabizimit ishte ai vetë, ndërsa Tahiri ishte zbatuesi në terren .

Aq më tepër, marrëveshja mes tyre erdhi kur Tahiri nuhati se presioni ndërkombëtar ndaj Ramës për arrestimin e tij ishte shtuar, çka bëri që të dilte publikisht dhe ta kërcënonte atë me shprehjet e tij të përdorura kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Marrëveshja ishte e qartë: Tahiri nuk do të përdorte provat e shumta që ka për Ramën, ndërsa ky i fundit do ta shpëtonte atë nga burgu.

Zbatimi i kësaj marrëveshje nisi me ikjen e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili është edhe prokuror i dosjes ‘Tahiri’.

Edhe pse me prova të shumta, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk miratoi kërkesën e prokurorit Hajdarmataj për arrestimin e Tahrit, duke u mjaftuar me një ‘arrest shtëpie’.

Por prova me e qartë e marrëveshjes së Ramës me Tahirin është vendimi i Gjykatës së Tiranës i ditës së sotme për pushimin e hetimeve për pajisjen e përgjimit, IMSI Catcher.

Shumëkujt i lind e drejta të pyesë se çfarë lidhje ka pajisja e përgjimit IMSI Catcher me marrëveshjen Rama-Tahiri.

Lidhje kryesore është ajo e përgjimeve që Saimir Tahiri bëri kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, kur përveç atyre personave që Rami e urdhëronte për të përgjuar, ish-ministri mblodhi prova edhe kundër shefit të tij.

Edhe pse para dy vitesh nisën hetime ndaj Drejtorit të Policisë Haki Çako, ku edhe u pezullua nga puna për disa javë, hetimet për përgjimet u mbyllën përfundimisht nga Gjykata e Tiranës.

Edi Rama e dinte shumë mirë se Tahiri kishte prova komprometues ndaj tij, ndërsa ish-ministri me kapjen e drejtësisë, u bind se dera e burgut ishte një mesazh larg.

Ashtu si në familjet mafioze, kur mes anëtarëve ka shantazh, arrihet një marrëveshje për të shpëtuar të dy, por siç e ka treguar edhe historia, fundi për ta është shumë i hidhur.

/55News.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...