Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili duke iu referuar shifrave të INSTAT për shtim të numrit të vdekjeve në Shqipëri, e ka cilësuar check-up një aventurë të frikshme pa asnjë lloj përfitimi.
Ndikimi i check up është zero, po milionat e harxhuara për çfarë shërbyen, ka shkruar më tej Vasili në faqen e tij të Facebookut.
Statusi i plotë:
Qe check up ishte nje aventure ku shpenzimet ishin dhe jane te frikshme dhe perfitimet hiçgje ky eshte fakt.
Ja kam kerkuar jetij Adhamutit qe eshte kryeminister te na thote se cili tregues i semundjeve kryesore qe shkaktojne vdekshmeri te larte u permirsua.Dhe ky si Adhamut qe eshte,por edhe me keq se ai qe Çajupi i madh pershkruan te komedia "Pas vdekjes" pergjigjet me propagande idiote koreanoveriore.
Vleresimi i ecurise se treguesve eshte nje detyrim per te treguar dobine e kryerjes se check up,eshte detyrim per te justifikuar miliona euro te shpenzuara por edhe nje detyrim shkencor ndonese me kete te fundit ky shkollepaku agjitator ky s'ka lidhje fare.
Instat publikon qe vdekjet jane shtuar pra ndikimi i check up eshte zero.
Shifrat i keni me poshte dhe keto s'kane nevoje per propagande
"Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë dhe po me hapa kaq të frikshëm, është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të tumoreve të ndryshme, me 2.1%."