Partia Demokratike ka bllokuar sërish sot, punimet e Komisionit të Ligjeve për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.
Deputetja Dhurata Çupi duke iu drejtua kryetarit të komisionit, Ulsi Manjës, deklaroi: "Kemi nga njëra anë Agron Xhafën në brigjet e Vlorës që trafikon drogë dhe nga ana tjetër, Fatmir Xhafajn në brigjet e komisionit që të Ligjeve që trafikon Ligjet.
- Z. Manja, reflektoni, sepse këtu keni një grup deputetësh të mazhorancës që nuk kanë lidhje dhe një grup tjetër që kanë bashkëpunuar me Xhafajn për të trafikun e ligjeve. Jeni dhe një pjesë e mazhorancës e pafajshme në këtë afera qeveritare. Z. Manja, merrni masa. Ditën e shtunë, ju ftoj edhe ju zoti Manja, që të protestojmë për t’i kthyer legjitimitetin vendit tonë."
Fjalën e ka marrë deputeti Edmond Spaho, i cili tha se "Fatmir Xhafajt, një njeri me një cen të tillë, nuk i takon të jetë ministër. PS-ja, Rilindja, ka të tjerë njerëz të ndershëm."