Skandalet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverinë e tij dhe në veçanti Ministrinë e Brendshme, e kanë vënë Ramën dhe qeverinë që ai drejton në një pozicion shumë të vështirë.
Tashmë në Rilindje ka panik. Edhe pse Edi Rama ka vazhduar ta mohojë audio-përgjimin e publikuar me vëllain e ministrit të Brendshëm dhe më pas i ka quajtur të stisura të gjitha videot dhe dëshmitë, sërish ai ka frikë
Pikërisht për këto zhvillime si dhe nga protesta e së shtunës e opozitës në orën 11:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, e kanë çuar sot Edi Ramën në zyrën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku është e pranishëm edhe Taulant Balla.
Duket se Kryeministri ka nevojë për konsulta për situatën. Vendosmëria e opozitës e tremb më së shumti atë. /55news.al/