Vetëm tre ditë para protestës së 26 majit kreu demokrat Basha po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar. Ky takim duket se ka të bëjë edhe me mbledhjen e kuvendit ditën e nesërme dhe me qëndrimin që do të mbajë opozita.
Ndërkohë burime nga PD sqarojnë se Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar do të takojë edhe krerët e degëve të partisë për të marrë të rejat e fundit nga terreni por edhe për të dhënë porositë e fundit për protestën e të shtunës.