Mazhoranca nuk po i përballon dot faktet që çdo ditë po dalin dhe që vërtetojnë që qeveria që ajo përfaqëson nuk është as më shumë e as më pak se kupola e krimit dhe kartelit të drogës.
Ajo po mundohet të gjejë gjithandej alibi për trafikun e drogës dhe kompetenti absolut për këtë është vetëm Taulant Balla.
Ai e di mirë se ç’të thotë, sepse e njeh mirë këtë ‘biznes’. Ka kohë që rruga e transportit të drogës “Hotolisht-Librazhd-Elbasan’ ruhet prej tij dhe kryhet nga njerëzit e tij.
Balla e di mirë edhe episodin që pati me Policinë e Shtetit në lidhje me këtë fakt. Ndaj edhe Rama nuk mund të gjente kompetent dhe specialist më të madh për këtë sesa transportuesin Balla. /55news.al/