Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, u shpreh se protesta e 26 majit duhet kthyer në një sjellje konstante ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë.
Ai tha se sjellja e mazhorancës është një kontribut për të sabotuar hapjen e negociatave me BE.
“E gjithë sjellja politike e qeverisë, e gjithë ajo që ka demonstruar kryeministri pavarësisht retorikës është kontribut konsistent i qeverisë për të sabotuar çeljen e negociatave me Shqipërinë, sepse në këtë mënyrë ata legjitimojnë autoritarizmin e tyre, nënvizoi nënkryetari i LSI. Sepse protesta qytetare, revolta qytetare, barrikada qytetare ndaj kësaj sjellje dhe kësaj papërgjegjshmëria duhet të demonstrohet jo vetëm me forcë të madhe në mitingun e 26 majit, por ajo duhet kthyer në një sjellje konstante përballë papërgjegjshmërisë të qeverisë, tha ndër të tjera Luan Rama.