Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë publike një denoncim që i ka ardhur nga Përmeti ku në mënyrën më skandaloze nxënësit e një shkolle janë urdhëruar të lajnë xhamat e shkollës së do të vinte Ministrja e Arsimit.
Ja çfarë shkruan deputeti Luçiano Boçi në FB
“...na vjen Ministresha e Arsimit!
Për këtë arsye nxënësit u detyruan të kacavirren majë dritareve që të mund të arrinin xhamat, paçka se janë në proces mësimor.
Kështu janë shtrënguar të veprojnë fëmijët e shkollës Nonda Bulka në Përmet.
Nën urdhrin e përgjegjëses së Arsimit dhe drejtoreshës së shkollës, mësimi është braktisur dhe gjithçka i është përkushtuar “vizitës historike”.
Ja pra që “Reforma në Arsim” është kry!
Lahen xhamat...prej fëmijëve
Ca lule me nxënës që qeshin...
Ministrja që shtrëngohet të qeshë...
Mësueset që “mezi” presin të puthin ministren...
Një rrëfim shkollaresk në vazhdim nga Ministresha për suksese imagjinare
Në fund ajo që u lodh më shumë ishte ministrja jo nxënësit që lanë e pastruan. Ajo mbolli një lule...
Dhe mbaroi.
Pas kësaj në PISA ne dalim të parët....”|